12 Viktima 1.197 Raste Te Reja
Maqedoni 12 viktima, 1.197 raste të reja, 9 qytetarë me Omicron! Tateshi me dyshime për ministrin e ardhshëm Bekim Sali By Almedina Ismajli 04/01/2022 20:39 Te 9 pacientë është detektuar varianti Omicron i Kovid-19. Tetë prej tyre janë nga Shkupi dhe një nga Koçani, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, me çka në vendin tonë tashmë gjithsej kemi 10 të persona të diagnostikuar me variantin Omikron. “Në laborator janë përpunuar 24 mostra pozitive për SARSCoV2, mostrat janë nga pacientë nga Shkupi, Koçani, Velesi, Gjevgjelia dhe Bogdanci. Nga numri total i testuar, në 9 pacientë është zbuluar varianti i virusit Omicron, që përbën 37,5% të mostrave pozitive”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu sot kemi numër shumë më të madh të të infektuarve në krahasim me ditët e kaluara kur maksimalisht kishim 500. Në 24 orët e fundit 1.197 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 12 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Експертите истакнуваат: Нанесете го овој гел...